E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë:Zjarr në një banesë tre katëshe, shkrumbohet kati i parë

Kati i parë i një banese tre katëshe, në lagjen “Ali Demi” është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke cënuar dhe banesat përreth.
 

Duke iu referuar burimeve, mësohet se menjëherë në vëndin e ngjarjes janë angazhuar tre zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Në vendgjarje tashmë ka mbërritur dhe policia e cila ka nisur hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e rrënies së zjarrit, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
 

Kete lajm e konfirmon per "Ora News" Haki Hoxha, drejtor i Zjarrfikëses Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›