Kavajë,incident për posterat elektoral dhunohet militanti i PS
KAVAJË- Një tjetër incident elektoral midis simpatizantëve të PS dhe PD është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:30 në qytetin e Kavajës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një mbështetës i Partisë Socialiste është goditur nga militantë të Partisë Demokratike. Ngjarja është denoncuar nga deputeti i PS për Kavajën dhe simpatizanti i dhunuar.
Simpatizanti i PS, Naim Haxhiu ka qënë duke ngjitur postera elektoral të Aleancës për të Ardhmen pranë shtëpisë së tij , teksa është goditur papritur me grushta dhe më pas me shkelma nga një grup personash të cilët janë larguar me shpejtësi. Ky mësohet të jetë shkaku i konfliktit, i cili ka denigruar në dhunë fizike ndaj mbështetësit të forcës së majtë politike.
Ndërkohë qëi menjëhershëm ka qënë reagimi nga ana e deputetit të PS për Kavajën, Dashamir Peza i cili ka thënë se këto sulme nuk kanë lidhje me demokracinë. Ndërsa ka shtuar se në qytetin e tij është shkelur ligji për vendosjen e posterave pasi kryebashkiaku nuk ka lejuar vendosjen e drejtë të tyre për të gjitha partitë.
“Qytetari Naim Haxhiu është qëlluar në mes të natës pas shpine nga persona të paidentifikuar, të cilët pasi e kanë qëlluar e kanë rrëzuar në tokë dhe kanë filluar ta godasin me shkelma dhe me grushta dhe pasi kanë kryer gjithë këtë akt mizor e kanë kërcënuar që të mos merret me fushatën e kandidatit Elvis Roshi. Unë mendoj se ky është një përshkallëzim i turpshëm i akteve të presionit ndaj mbështetësve tanë nga ana e kundërshtarëve tënë në bashkinë e Kavajës. Mendoj se këto sjellje nuk kanë të bëjnë fare me demokracinë, mendoj se veprime të tilla barbare nuk trembin asnjëri dhe nuk frikësojnë askënd. I bëj thirrje kolegëve të mi, deputetë të partisë demokratike në Kavajë të distancohen nga ky akt i turpshëm. Mendoj se këto presione janë në vazhdën e të gjithave presioneve që kraetari i bashkisë së Kavajës ka bërë dhe vazhdon të bëjë”, - theksoi Peza.
Për incidentit ka folur dhe protagonisti kryesor i konliktit, simpatizanti i dhunar i PS Naim Haxhiu i cili tha se është goditur në mënyrë barbare nga persona që nuk mundi ti identifikonte dot, si dhe ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë së Kavajës, i cili po i bën presion mbështetësve socialist
“Rreth orës 11:30, duke vendosur posterat e Partisë Socialiste afër shtëpisë time më hodhën nga shkallët, më goditën dhe më ofenduan, pse po vendosja posterat e kandidatit të Partisë Socialiste Më kanë hedhur nga shkallët dhe më kanë goditur brutalisht. Personat nuk i njoha për arsy se kur më rrëzuan nga shkallët më bllokuan menjëherë dhe më rrafën. Unë jam qytetar i Kavajës, unë jam bastun i djathtë, por duke ditur se kemi një kryetar aktual në ikje, të cilin do ta quaj kriminel sepse tallet me popullin, pasi vjen lloj lloj rrugaci. Unë nga mbështetja e kandidatit Ervis Roshi nuk do të tërhiqem kurrë deri në vdekje. I bëj thirrje rinisë që të cohen dhe të denoncojnë cdo akt dhune.”,- ka nënvizuar simpatizanti socialist i dhunuar.
Ky është incidenti i katërt i ndodhur në prag të zgjedhjeve elektorale të 8 majit. Incidente të rënda u shënuan javën e kaluar në Pogradec, ndërsa dje incidenti i rëndë ndodhi në banesën e kandidatit të PS-së për njësinë 7 në Tiranë.
(e.m/BalkanWeb)