Nipi i Enver Hoxhës: Nuk kam qënë në vendgjarje
TIRANE-Plagosja mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku një person ka mbetur i plagosur, ku sipas policisë së Tiranës në vendgjarje është ndodhur dhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, ky i fundit mohon të ketë qënë present në skenën e krimit.
“Kjo është një ngjarje shumë e cuditshme,pasi në momentin kur unë festoja me 30 miq në periferi të Tiranës, në media del se në zonën e ish-bllokut unë po kryeja krim. Unë nuk kam qënë aty kur ndodhi ngjarja, isha me familjarë të mi, në vend krejt tjetër”, pohoi Shkëlzen Hoxha në një intervistë për TVNEWS24.
I pyetur nëse i njeh autorin dhe personin e plagosur (Besnik Dabulla dhe Erdit Lufin), Shkelzen Hoxha u shpreh se i njohen të dy personat dhe ka dhe shoqëri me ta. “Unë i njoh të dy personat, i kam shokë, por nuk di ctë them rreth ngjarjes”.
Më tej Hoxha thotë se ky nuk është rasti i parë kur mbiemri i familjes përmendet në media.
“Ka kohë që bëhet një sulm ndaj emrit të familjes dhe normalisht ngjarja nis e bëhet e bujshme, por në këtë rast ngjarja nuk ka të bëjë aspak me mua”, shprehet nipi i Enver Hoxhës.
Ai theksoi për TVNEWS24 se për të gjitha këto ka deponuar në Polici. “Thashë në policia atë cfarë po rrëfej për ju si TV. Unë lajmin e mora vesh nëpërmjet shokëve që më thanë hap Televizorin se ka noddhur një ngjarje ku je përfshirë dhe ti. Mbeta shumë i habitur, aty mesova per ngjarjen per here te pare”.
(d.b/BalkanWeb)