“21 janari”, dënohet demonstruesi i dhunshëm
TIRANE-Kur kanë kaluar pesë muaj nga ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, ku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u vranë katër demonstrues, Gjykata e Tiranës jep verdiktin e fajësisë për një prej dhjetëra demonstruesve, të cilët u përplasën me policinë.
Jetmir Prenga u cilësua fajtor dhe u dënua me 10 muaj burg për akuzën e “kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Prengës iu ul një e treta e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj e 20 ditë burgim. Për shkak se masa e dënimit përkonte me kohën e dënimit, gjykata urdhëroi lirimin e demonstruesit.
Por ndërsa po vihet drejtësi sa u përket akteve të dhunës nga demonstruesit në drejtim të forcave të rendit, prokuroria nuk ka zbardhur tri prej vrasjeve të ndodhura në bulevard. Ende nuk është zbuluar se kush i qëlloi për vdekje Aleks Nikajn, Hekuran Dedën e Faik Myrtajn. Për vrasjen e Ziver Veizit ka një të dyshuar, ai është Agim Llupo, ish-gardist, i cili ndodhet prapa hekurave.
(d.b/GSH/BalkanWeb)