E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,organizohet konferenca për Ditën Botërore të Televizionit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Tiranë dhe Fondacionin "Friedrich Ebert", organizuan të premten në ambientet e Hotel "Sheraton", konferencën për ditën botërore të mediave.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, u shpreh në hapje të kësaj konference, se "aktualisht Shqipëria po përjeton ndryshime të rëndësishme, që do të ndikojnë në peizazhin e mediave në dhjetëvjeçarin e ardhshëm".
"Mbështetja për zhvillimin e medias është një element i rëndësishëm i mandatit të Prezencës së OSBE-së", tha Ambasadori Bosch. Ndërsa, Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, tha se "ky institucion po punon aktualisht për një draft për operatorët televizivë, që konsiston në kalimin nga një sistem analog, në një sistem numerik". Të pranishëm në këtë konferencë janë drejtues të mediave në vend, gazetarë, analistë etj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›