E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e dyte e Gedafit dhe femijet e saj jane ne Algjeri

Bashkëshortja e dytë e kolonel Gedafit, Safia dhe tre femijët e saj, 2 djem dhe një vajzë, kanë mbërritur në territorin algjerian.

Sipas BBC, lajmi është konfirmuar nga autoritetet algjeriane ndërsa vendndodhja e kolonel Gedafit mbetet ende nje mister. Megjithatë, në informacionet më të fundit nga Libia, është bërë e ditur se Gedafi vijon të jetë në territorin e Libisë, por ai nuk ndodhet në Tripoli.

Kujtojmë këtu që, vendstrehimi i tij në Tripoli është i pajisur me tunele të mëdha e të gjatë nëpërmjet të cilave lidhen edhe qytetet strategjike ku koloneli ka patur gjatë 42 viteve të sundimit të tij, mbështetje të plotë.

Kjo mund të jetë edhe një hipotezë se pse Gedafi nuk ndodhej në kështjellën e tij në Tripoli në kohën kur kryengritësit libianë morrën kontrollin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›