Titanic arrin në destinacion!
Kanë kaluar vetëm 97 vjet, dhe më në fund Titaniku ka arritur në destinacionin e tij, Nju Jork. Ekspozita e re artifact sjell për herë të parë pamje dhe objekte origjinale, të cilat tregojnë shumë për anijen e plotëfuqishme, e cila u fundos në oqean në udhëtimin e parë të saj. Është një udhëtim në kohë që të kthen vite e vite pas, - shprehet Cheryl Mure, drejtoreshë e këtij muzeu. Titanic, anija që identifikohej me emrin “E pamposhtur” në udhëtimin e parë e të fundit u nis nga Southampron Angli më 10 prill 1912 drejt Nju Jorkut. Në orët e para të 15 prillit nuk arriti të shmangte një iceberg. Titaniku u fundos për 2 orë e 45 minuta. 1500 njerëz humbën jetën.