Titujt e pronësisë, debat i ashpër mes socialistëve
• Dhënia e titujve të pronësisë ka risjellë edhe një herë debatet e ashpra në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Debatit në komisionin parlamentar nuk i ka shpëtuar as ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, i cili ka replikuar me përfaqësues të ish-pronarëve në lidhje me mënyrën e zbatimit të nenit 9 të projektligjit, ku pronësia i jepet edhe atij personi që ka marrë tokën në mënyrë të jashtëligjshme dhe e ka pasur në përdorim për 17 vjet. Ndërsa replikat e ashpra kanë qenë edhe mes vetë socialistëve. Deputeti i PS-së, Hysa, ka replikuar me kolegun e tij, kryekomisionerin Bufi për praninë e ish-pronarëve. "Nuk duhet të ishin të pranishëm ish-pronarët, po shkelen procedurat e komisionit, kjo përfaqësi duhej të ishte e pranishme që në seancën e parë", deklaroi Hysa. Ndërsa Bufi e kundërshtoi duke u shprehur se, "nuk është shkelur asnjë procedurë parlamentare dhe se nuk mund të flitej në këtë mënyrë". Ndërsa ish-pronarët kanë kontestuar nenet 9 dhe 13 të projektligjit në fjalë. Komisioni kaloi me konsensusin e palëve nenin 9, sipas propozimeve të propozuara nga ministri Gjana dhe deputetët e opozitës.