E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Tenderi me bekimin e PNUD

• Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me tenderin për pasaportat biometrike dhe certifikatat, duke theksuar se procedura e ndjekur është transparente.

"Firma që u shpall fituese në tenderin e pasaportave dhe kartave të identitetit ka paraqitur ofertën më të mirë dhe procesi ka qenë transparent", tha Nishani. Përsa i përket reagimeve të opozitës ministri tha se ajo ka sulmuar të gjitha kompanitë që morën pjesë në tender. "Të gjithë termat e referencës janë përgatitur me asistencën ndërkombëtare dhe të gjitha rekomandimet e reflektuara kanë ardhur nga kjo asistencë, e cila është kontraktuar nga PNUD. Së dyti, nga 4 kompanitë ndërkombëtare të kualifikuara "Sagem Securite" ka marrë nga vlerësimi 93,15 pikë si dhe ka ofruar një çmim prej 1167 lekë për letërnjoftimin dhe 5 000 lekë për pasaportën biometrike", theksoi Nishani. Ndërsa bëri të ditur se "ministria dhe qeveria kanë vendosmërinë për të mos u tërhequr përballë çdo lloj presioni apo tendence për ta dëmtuar procesin e pajisjes së shqiptarëve me letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike. Shqiptarët do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me pasaporta, e letërnjoftime".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›