E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e rinj te librave

Një tjetër roman tërheqës vjen në gjuhën shqipe nga Sveva Kasati Modinjani. “Si yjet qe bien” është titulli i botimit më të ri i cili vejn në stendën e librave të rinj. Romani rrëfen historinë plot aventura e mundime të një familjehe të pasur milaneze. Ngjarjet kapërcejnë kufijtë e Italisë dhe shtrihen përgjatë një shekulli.

Gjithcka sillet rreth një përsonazhi të paharruar femëror, hijes së një ioncesti krijimi i nje perandori industriale dhe botës vezulluese të modës. Vepra e Modinjanit shfaqet si një roman i dhunshëm romantik.

Autorja norvegjeze En Rexhd prezantohet këtë javë me romanin e saj Plepat Berlinezë. Një tjetër roman i letërisë së huaj nga Sesila Ahern titullohet  “Dhurata”. Novelat e Anton Cehov tashmë vijnë të plota dhe të përmbledhura në një libër, ndërsa J. M Kotzi vjen në stendë romani “Jeta dhe koha e Majkëll K.”
Letërsia shqipe prezantohet këtë javë me një librin “nënë Tereza në shtypin shqiptar” nga Mehmet Gëzhilli.

 “Shtatori i gjëmës së madhe” nga Skifter Këllici është një histori shqiptaro- amerikane, ndërsa  Agron Goga sjell librin “Për një cikës Amerikë”. Festës së Shën Valentinit i kuhstohet një vëllim me poezi nga Miliano Stefa në titullin Liljas.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›