E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter operacion per Abidal

Gjatë javëve të ardhshme, mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal do ti nënshtrohet një transplanti të mëlçisë. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi katalan, në faqen zyrtare në internet, du,ke shpjeguar se vendimi është marrë nga mjekët që e kishin operuar lojtarin francez më 17 mars, pasi ai u diagnostikua me tumor.
“Transplanti ishte një prej mundësive, që prej momentit kur Abidal nisi trajtimin për problemin rreth një vit më parë, shkruhej në deklaratën e klubit katalan. Gjatë javëve të ardhshme, lojtari do ti nënshtrohet një transplanti të mëlçisë, duke parë evoluimin e dëmtimit të organit”.
Mbrojtësi, që vitin e kaluar qëndroi vetëm 45 ditë jashtë fushave të lojës dhe u kthye në kohë për të luajtur në finalen e Champions League, ku fitoi dhe e ngriti trofeun si kapiten I Barcelonës, kërkoi respect maksimal për privatësinë e tij në këtë situatë mjaft delicate. Kjo është një dëshirë që klubi “blaugrana” do ta respektojë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i opinionit sportiv në Spanjë. Në rrjetin social “tëitter”, Pike shkruante: “Do të kthehesh si gjithmonë, duke qenë më I miri. Je një shembull për të gjithë”. David Vija theksonte se e gjithë forca e tij është për Abidal dhe shtonte “je më I miri, të gjithë të qëndrojmë pranë. Kemi nevojë për ty në fushë”. Edhe Iniesta shkruante: “Abi, gjithçka do të shkojë mirë, do të kthehesh të fitosh. Nuk je vetëm”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›