Kualifikohet At. Bilbao Man. UTD i jep lamtumiren Europes

Atletiko Bilbao dhuron surprizën më të madhe në Europa League, duke nxjerrë jashtë kupave të Europës gjigandët e Mançester Junajtid. Skuadra e Bielsas, e cila kishte avantazhin e triumfit 3-2 në ndeshjen e parë, fitoi edhe në takimin e kthimit.
Spanjollët mposhtën “Djajtë e Kuq” me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Lorente dhe Markos, ndërsa kualifikohen në çerekfinale pas rezultatit të përgjithshëm 5-3.
Pas ndeshjeve të luajtura në orën 19.00, biletën mes tetë më të mirave e kanë siguruar edhe AZ Alkmar, Valencia e Hanoveri. Këta të fundit fituan 4-0 përballë Standard Liezhit, duke mos e vënë në diskutim kualifikimin. Holandezët e AZ-së u mposhtën 2-1 në fushën e Udinezes, megjithatë vazhdojnë aventurën pas fitores 2-0 në takimin e parë. Në fund, Valencia barazoi 1-1 në fushën e PSV Eind’hoven dhe u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5-3.