ESPN Juve ekipi me i madh ne planet

“Juventusi është skuadra më e madhe e planetit!”. Këtë herë ata që e thonë këtë nuk janë tifozët bardhezi, por ESPN, rrjeti i famshëm amerikan që i dedikohet sportit. Ky rrjet, ka stiluar në uebsajtin e tij renditjen e klubeve që u kanë ofruar kombëtareve të tyre më shumë kampionë bote.
Pas një studimi të bërë me shumë imtësi, që nga viti 1930 kur është zhvilluar edhe Botërori i parë i futbollit, rezulton se Juventusi është ekipi që ka nxjerrë më tepër lojtarë kampionë bote, saktësisht 24, madje disi i shkëputur nga ndjekësit e tjerë.
“Nëse i klasifikojmë klubet në bazë të futbollistëve fitues të të paktën një Botërori, atëherë Juventusi është skuadra më e madhe e planetit”, shkruhej saktësisht në uebsajtin e ESPN-së. Vetëm 2 të huaj – Përveç kryesimit në këtë listë të stiluar, për t’u shënuar është edhe fakti që nga 24 kampionë bote që kanë veshur fanellën e Juventusit, plot 22 janë italianë, ndërkohë që dy të huajt e vetëm janë dy francezët Zinedin Zidan dhe Didier Deshamp.
Ndër të tjera, për të mos u nënvlerësuar është fakti se për të triumfuar në Kupën e Botës, Italia është mbështetur gjithmonë te bollku “Juve”, me përjashtim të vitit 1934, kur bardhezinjtë kishin vetëm dy lojtarë në Kombëtare. Në edicionet e tjera ku “axurrët” kanë fituar trofeun më të rëndësishëm, pra vitet 1938, 1982 dhe 2006, Juventusi kishte përkatësisht nëntë, gjashtë dhe pesë lojtarë.
Në klasifikimin e “ESPN”, Juventusi ndiqet nga Interi me 20 kampionë bote, ndërsa në vendin e tretë është Bajerni I Mynihut me 16. Dominimi Italian kompletohet nga Roma e vendit të katërt me 15 lojtarë që kanë fituar Kupën e Botës, ndërsa më pas klasifikohen brazilianet Santos dhe uruguaianët e Penjarolit.
Barcelona dhe Milani ndajnë vendin e dhjetë në këtë klasifikim special, me nga 10 kampionë bote, ndërsa Reali i Madridit ndodhet në vendin e 11-të, së bashku me Këlnin e Palmeirasin me 9 lojtarë.