Vllaznia kunder gjyqtareve

Pas humbjes me Laçin që kompromentoi kualifikimin e Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë, klubi shkodran ka shfaqur të gjithë zemërimin për gjyqtarët, më specifikisht për “bilbilin” Kridens Meta, që sipas tyre ka arbitruar në mënyrë të njëanëshme, me synimin të dëmtonte kuqeblutë.
Administratori i klubi, Kujtim Shaba ka depozituar në FSHF notën e protestes së bashku me kasetën me pamjet filmike, që tregojnë ndikimin e gjyqtarit në rezultatin e ndeshjes, ndërsa trajneri Rudi Vata ka dalë në konferencë për shtyp, duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë dhe shtetit për të vënë përpara drejtësisë, të gjithë ata që sipas tij janë shkaktarë për prishjen e garës.
Vata nënvijëzoi se janë pikërisht këta gjyqtarë shkaktarët kryesorë të dhunës në stadiumet shqiptare dhe që kanë ndikuar edhe në largimin e sportdashësve nga stadiumet. Ndërkohë, ai hedh edhe akuza të forta, se kampionati dhe Kupa janë të manipuluara.
Në fund drejtuesi i stolit shkodran theksoi se ai dhe të gjithë në klub do të luftojnë deri në fund dhe nuk lejojnë askënd që të tallet me emrin e Vllaznisë.