E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër proces gjyqësor për Fatmir Mediun

 Banorët kërkojnë që të përballen me drejtësinë të gjithë ata që u përfshinë në ngjarje. Në padinë e depozituar përfshihen në listë, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, Sokol Ngjeçi, Fatmir Mediu si dhe Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Mbrojtjes.

Pas shqyrtimit të ankesës, Gjykata e Lartë, ka pranuar padinë vetëm për ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu, të cilin me sa duket do ta presë një tjetër proces gjyqësor, nga disa të tillë të zhvilluar vitet e fundit. Çështjet e tjera, i kanë kaluar Gjykatës së Tiranës.

 Kolegji i Gjykatës së Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e Minxhollit, Delijorgjit, Pinarit dhe Ngjecit, Këshillit te Ministrave dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas kësaj, pritet të vendoset nëse do të kërkohet heqja e imunitetit për Mediun ose jo. Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, ndodhet në fazën përfundimtare ku prokuroria ka shpallur pretencën e saj, duke kërkuar burgim të përjetshëm për tre prej të pandehurve kryesorë të ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-01-23 11:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›