Gjata: Të ngrihen 6 Kolegje Zgjedhore

Draftet e përgatitura nga ekspertët do të hidhen në votë të premten në Komision, për të parë nëse do të pranohen nga të 10 anëtarët e tij.
Ndërkaq, diskutimeve në po të njëjtën mbledhje do t'i nënshtrohen dhe propozimet e mbërritura nga partitë jo parlamentare dhe KQZ. Lidhur me këto të fundit, sipas ish-kryetarit të KQZ-së, Çlirim Gjata, shtimi i zonave të administrimit të zgjedhjeve nga 66 në 100, duhet të shoqërohet me shtimin e Kolegjeve Zgjedhore.
"Kthimi në 100 VNV na kthen në situatën e numërimit të 2005-ës, ku u eksperimentua për herë të parë dhe doli me sukses. Por kjo duhet shoqëruar me një proces ankimor shumë korrekt dhe matur në gjykata. Nuk mund të bëhet mendoj unë, me një gjykatë apeli, me një kolegj zgjedhor, do minimumi, nëse do të vendosësh 100 VNV për 12 qarqe, minimumi 6 kolegje zgjedhore, një kolegj për dy qarqe", tha Gjata për “AS”.
Edhe sipas anëtarit të KQZ-së, Hysen Osmanaj, ky ristrukturim do të shmangë vonesat në shpalljen e rezultatit. Ndërsa mos djegia e fletëve të votimit, por riciklimi i tyre, propozim tjetër i KQZ-së, sipas tij do t'i kthejë mbrapsht buxhetit të shtetit, pjesë të konsiderueshme të parave të përdoruara për zgjedhje. "Është numër i madh i fletëve të votimit, një peshë e madhe e fletëve të votimit. Që të mos ketë humbje, këto mund të luhen, mund të ketë forma të ndryshme për t'i ricikluar. Paratë t'i kthehen buxhetit të shtetit sepse ne aktualisht zgjedhjet s'i kemi me financimet tona, por i kemi nga buxheti i shtetit. Për sa i përket KQZ-së, unë mendoj se është një formulë e suksesshme. As nga gjyqësori, as nga institucione të tjera të pavarura mund të ketë ndonjë organizim apo sistem më të mirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve", tha ai.
Ky është rezultati i parë që vjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili u ngrit në fund të muajit Nëntor të vitit të kaluar. Puna për kapitujt e nxehtë të Kodit, ndër to sistemi zgjedhor, me konsensus mes 2 partive të mëdha, është lënë në fund të mandatit. /Start/
2012-01-23 14:52