Tkurren bankat amerikane
Gjiganti financiar amerikan “Bank of America” në tremujorin e dytë me radhë ka shënuar rënie të fitimit, ashtu si bankat e “Citigroup”.
Megjithatë, rezultatet e këtyre institucioneve financiare kanë tejkaluar pritjet e analistëve, transmetojnë mediet amerikane. Në njoftimin e “Bank of America” thuhet se gjatë tremujorit të dytë është arritur fitimi neto prej 3.1 miliardë dollarë, apo 27 centë për aksion, kundrejt 3.2 miliardë dollarë, apo 33 centë për aksion në periudhën e njëjtë të një viti më parë, ndërsa analistët pritnin 22 centë për aksion.
Njëkohësisht të ardhurat e kësaj banke kanë rënë për 11 për qind, në 29.4 miliardë dollarë, ndërsa humbjet nga kreditë janë zvogëluar për 17 për qind, në 8.1 miliardë dollarë. Edhe “Citigroup” ka njoftuar se gjatë tremujorit të dytë ka shënuar fitim neto për 2.7 miliardë dollarë apo 9 centë për aksion, kundrejt 4.3 miliardë dollarë, apo 49 centë për aksion në periudhën e njëjtë të një viti më parë.