Vdes veterani i arsimit, Selman Vokshi
Në moshën 73- vjeçare, ka vdekur Selman Vokshi, veteran i arsimit dhe mësuesi i parë i lëndës muzikore në Anamoravë.
Ai lindi në vitin 1937 në Durrës të Shqipërisë, kurse në vitin 1941 prindërit e tij bashkë me tre fëmijët e tyre kthehen sërish në vendlindje, në fshatin Vakaj të komunës së Kamenicës.
Selman Vokshi, punën në fushën e arsimit e filloi në vitet e 50-ta, fillimisht me klasë të ulëta, për të vazhduar më vonë si pedagog muzikor në Shkollën Normale të Gjilanit.
Personaliteti i Selman Vokshit viteve të fundit është bërë i njohur edhe me punën e tij të palodhshme në fushën e letërsisë. Me rastin e vdekjes së Selman Vokshit, është organizuar mbledhje komemorative në Teatrin e qytetit në Gjilan, ndërkaq varrimi i tij u bë në varrezat e qytetit.