E Diel, 1 Nëntor 2026

Tmerr në Nju Jork, aeroplani i Obamës fluturoi ulët



Tmerr dhe panik është krijuar në Nju Jork pasi njëri nga aeroplanët zyrtarë të presidentit Barak Obama fluturoi ulët mbi Shtatoren e Lirisë në Nju Jork, duke shkaktuar shqetësime.
Aeroplani, që po fluturonte ulët, në kuadër të një shërbimi fotografik, ka shkaktuar alarm te disa banorë të Nju Jorkut, të cilëve iu kujtuan sulmet e 11 shtatorit dhe pasojat e tmerrshme të tij. Zyrtarët e Nju Jorkut kishin paralajmëruar disa biznese për këtë zhvillim, por jo të gjitha agjencitë e qytetit dhe publikun. Menjëherë reaguan mediat, të cilat qetësuar njerëzit dhe i lajmëruan për atë që kishte ndodhur.

29 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›