E Diel, 1 Nëntor 2026

Tmerri i Tiranes xhaxhallaret mohojne nipin

Tmerri i Tiranës, ose vrasësi me profil të rrezikshmem psikologjik, i cili vetë ka pranuar se ka vrarë arketaren Leonora Kaloçi dhe pronarin e argjendarisë Rrapo Sinani, është edhe i dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitet 1995-1996 në Lagjen Dukas të qytetit të Patosit. Prej kësaj kohe, por edhe me bëmat e fundit të frikshme në Tiranë,  të afërmit mohojne lidhjen familjare me Viktor Gushin dhe familjen e tij. Banorët e lagjes Dukas thonë se emri i tij është bërë tmerri për ta nga vitet 1995-1996, kohë që përkon edhe me një vrasje aty, ku edhe pse dyshohej për Gushin, ngjarja mbeti e pazbardhur.

Banorët e zonës që e kanë njohur 37 vjeçarin e arrestuar nuk pranojnë të  flasin për të duke shprehur me gjeste opinionin që ndajnë për Viktor Gushin.

Familja e 37 vjeçarit mësohet se jeton në Selanik të Greqisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›