E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi i armeve gati planveprimi per 2013

Brenda 6 mujorit të parë të vitit 2013 do të përfundojë edhe asgjësimi i të gjitha municioneve të tepërta. Ky konfirmim erdhi nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia gjatë një konference për media ku prezantoi planin e veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta gjatë vitit 2012.
Deri tani në total janë asgjësuar 53.806 ton municione dhe eksploziva të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Aktualisht procesi i demontimit industrial i municioneve realizohet në 10 linja industriale, përfshirë edhe 2 linja të reja që janë ngritur gjatë 3 mujorit të parë të 2012. ndërsa asgjësimi I municioneve me demontim realizohet në 10 poligone dhe asgjësimi logjistik është planifikuar të përfundojë Brenda muajit shtator 2012. 

  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›