E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmia e Florie Pecit: “Fëmijën ma bënë mjekët me gjilpërë”

Dëshmia e Florie Pecit në Prokurorin e Tirans ka shokuar sërish opinionin publik. E dëmtuara e tragjedisë së Himarës ka deklaruar dje se fëmijën ia kanë bërë mjekët me gjilpërë. Dhe pse e mbijetuara ka probleme me kujtesën dhe është e errët në disa raste ka rrëfyer dhe disa detaje nga ngjarjet e jetës së saj, por në shumë raste është e paqartë.

Mësohet se më vonë Prokuroria ka marrë në pyetje të vëllain dhe të motrën të cilët kanë thënë se gjithçka nisi më 16 janar. Barku i Florie Pecit ishte rritur më shumë seç duhej dhe kjo e detyroi të vëllain të dërgonte në spital, nga ku morën vesh dhe për shtatzaninë. E motra deklaron se abuzimi me të mund të jetë kryer në ambientet e spitalit në Austri, nga personeli ose nga pacientët, pasi këto të fundit nuk kanë qenë në gjendjen e Florijes, pasi ajo e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës atë.

Ndërkohë hetimet kanë nisur si nga pala shqiptare dhe nga autoritetet e Austrisë, pasi rasti në fjalë është quajtur një skandal dhe ka bërë bujë dhe në disa media austriake./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›