E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi të heqë dorë nga kontrolli i veriut

Gjermania mbështet përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por në këtë proces nuk ka kritere të panjohura, as heqje dorë nga ato që janë të njohura, ndër të cilat hyn edhe marrëveshja për heqjen dorë të Beogradit nga kontrolli mbi veriun e Kosovës, shkruan në një koment të gazetës “Danas” të Beogradit.

Autori i komentit konstaton se ky me siguri është mesazhi kyç të cilin zyrtarët e lartë gjermanë dje ia kanë përcjellë delegacionit të Serbisë, me zëvendëskryeministrin e parë Aleksandar Vuçiq në krye, i cili ndodhet në vizitë disaditëshe në Berlin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›