E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toçi i kundërpërgjigjet Topallit

Autori i Lajmit: Redaksia

Partia Socialiste i ka mbështetur dhe do të vazhdojë ti mbështesë gjithnjë proceset integruese të vendit, sepse këtu nuk bëhet fjalë për interesa të ngushta partiake të njërës apo tjetrës palë, por për interesat madhore afatgjata të shqiptarëve. I tillë ka qenë reagimi i selisë rozë, pas deklaratave të kryeparlamentares Topalli se ajo duhet të ndihmojë ecurinë e procesit integrues të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Përmes deputetit Fatmir Toçi, Partia Socialiste ka deklaruar se “nuk ka sot njeri në Shqipëri që të vërë në dyshim përkushtimin e saj ndaj integrimit të vendit. Pikërisht ky përkushtim ndaj integrimit në BE dhe evropianizimit të Shqipërisë qëndron në zemër të kauzës sonë për transparencë e për shpëtimin e demokracisë shqiptare nga ky pushtet, i cili vërtet flet për integrimin, por me çdo veprim të tij na provon qartë se synon thjesht e vetëm uzurpimin e të gjithë hapësirës demokratike në vend”,- tha ndër të tjera deputeti socialist.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›