Topalli: “PS të ndihmojë për integrimin e vendit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Sjellja aktuale e opozitës nuk e ndihmon procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, prandaj ajo duhet të tregohet sa më bashkëpunuese në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë. Kështu është shprehur kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ndërsa ka përshëndetur aktin e dorëzimit sot në Bruksel prej kryeministrit Berisha të përgjigjeve të Pyetësorit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas saj, ky përbën një moment të veçantë historik për Shqipërinë dhe prandaj e ka ftuar opozitën të ndihmojë në këtë proces. "Ftoj opozitën të marrë pjesë në Kuvend dhe të bashkëpunojë fuqishëm në këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët",- u shpreh Topalli lidhur me një fakt të tillë.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2010