E Diel, 1 Nëntor 2026

Togat e zeza të Korçës, vetëm dy pjesëmarrës

Gjyqtarët e Korçës nuk kanë treguar interes për mbledhjen e gjyqtarëve në Tiranë, duke refuzuar në masë pjesëmarrjen. Për shkak se nuk ka një ligj që të detyrojë mbajtjen e Konferencës së Gjyqtarëve, takimi është konsideruar si një mbledhje me pjesëmarrje fakultative dhe jo të detyruar. Për këtë arsye shumë prej tyre nuk janë paraqitur. Interesi ka qenë aq i ulët sa nga qyteti i Korçës, kanë marrë pjesë vetëm dy gjyqtarë nga 21, ndërkohë që 19 të tjerë nuk janë paraqitur. Ata e argumentojnë këtë mungesë me dy arsye. E para për motive personale dhe familjare dhe e dyta me faktin se ka dy versione ende të paqarta në rast se Konferenca do të mblidhet pa ligj apo duhet të pritet miratimi i tij. Për Miliana Muçën "Ajo ishte një mbledhje e gjyqtarëve me pjesëmarrje shumë të ulët. Personalisht, nuk kam marrë pjesë, pasi zhvillimi i konferencës është i diskutueshëm nga pikëpamja ligjore. Jam kundër mbledhjes së konferencës dhe nuk jam dakord, pasi nuk ka një ligj që ta detyrojë". Edhe Eglantina Mikani pohon se nuk ka marrë pjesë në mbledhje. I kam ndjekur zhvillimet nëpërmjet medias. Nuk mund të bëj asnjë koment për mënyrën se si është zhvilluar sa kohë që nuk kam qenë e pranishme. Kam munguar për arsye familjare". Ndërsa gjyqtari Maksim Dako, thotë, "kam pasur arsyet e mia për të mos marrë pjesë. Nuk mund të bëj asnjë koment apo të jap një mendim. Për konferencën tani për tani mund të them se është një problem që mbetet të diskutohet".

Jul.Dhim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›