E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tohir 75% të Interit, Leonardo pranë rikthimit

Javë vendimtare për fatin e Interit. Pas dy muajve negociatash mes presidentit Morati dhe ato të manjatit indonezian Tohir, duket se ka ardhur momenti i kurorëzimit, ku mendohet që 75% e aksioneve t’i kalojnë miliarderit indonezian. Mbetet të shihet transferimi i këtyre aksioneve nga Azia në klubin italian, që sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë për ekipin e Interit. Në mes është edhe Leonardo, personi që të dy bosët e Interit duket se kanë besim. Morati e njeh mirë pasi e ka pasur trajner tek Interi, ndërsa besim ka edhe Tohir, që pritet të takohet sa më shpejt me ish-drejtorin sportin të Paris SG.
Leonardo dha dorëheqjen nga Paris SG, pasi u skualifikua për 14 muaj nga Federata Franceze. Duke qenë i lirë, Leonardo shihet si administratori më i mirë i mundshëm për Interin. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Moratit dhe Tohir do të hapte terrenin për kthimin e Interit në nivele të larta, për një cikël të ri, një aleancë që mund të ringjallin Interin nëpërmjet investimeve me një emër të përbashkët: Leonardo.
Ndërkohë zikaltrit vazhdojnë të peshkojnë në merkato. Emri më i fundit është Aleksandër Dragoviç. Por Interi nuk ka hequr dorë as për Islën. Nëse marrëveshja Tohir-Morati mbaron shpejt, nuk do të ishte çudi një superblerje nga zikaltrit.
(eduard.ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›