Tojota mes lotësh: Lamtumirë Formula 1!
Në një konferencë për shtyp, skuderia japoneze, Tojota, ka njoftuar sot dorëheqjen nga kampionati i ardhshëm. Shkak për këtë vendim janë bërë problemet e mëdha financiare të kompanisë, që kanë ardhur si pasojë e krizës së fundit financiare.
“Burimet që kemi në dispozicion janë të pamjaftueshme për të garantuar një skuadër kompetitive - tha mes lotësh numri një i Tojotës, Akio Toyoda -. Kriza që ka përfshirë sektorin e automobilizmit na bën të marrim këtë vendim të vështirë, por të pashmangshëm. Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të skuadrës, për mosarritjen e objektivave”.