Volksvagen mendon një të ardhme në F1
Braktisja e madhe nga Formula 1, që ka parë të largohen Honda, BMV, Tojota e Bridxhestone, duket se po regjistron një tendencë të re: Mercedes ndahet nga MekLaren (të cilin do ta furnizojë me motorë deri në 2015) dhe del si skuadër më vete. Ndërsa tashmë një tjetër kolos gjerman po vlerëson mundësinë e hyrjes në kompeticionin më të madh të garave me makina, duke filluar nga sezoni 2012. Ndërsa Sauber ka gjetur një sponsor të ri dhe mund të rikthehet sërish në F1.