Kthehet “Mandela”, Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Eduart Peqini
Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Eduart Peqini me pseudonimin “Mandela”. Peqini është arrestuar para 8 vitesh në Paris, ndërsa vetëm dje u bë i mundur ekstradimi i tij për në Shqipëri. Banda e “Mandelës” është akuzuar për vrasje, vjedhje me armë dhe dhunë, plagosje, prostitucion, rrëmbime personash, shkatërrim pronash. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me datën 05.11.2009, në orën 14:45, ekstradoi nga Parisi - Francë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin Eduart Fadil Peqini, 44 vjeç, lindur në Elbasan. Aktiviteti kriminal i të ekstraduarit Peqini dhe i përkon me periudhën Prill-Shtator 1997. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 105, datë 29.09.1999, e ka dënuar shtetasin Eduart Peqini me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale të krijimit dhe pjesëmarrjes në bandë te armatosur, vrasjeve me paramendim, vrasjeve me dashje të mbetur në tentativë, vrasjeve me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbajtjes pa leje të armëve luftarake, shkatërrim i pronës etj.
6 Nentor 2009