Tom Kruiz firmos për "Misionin e Pamundur IV"
LOS ANXHELOS- Aktori i njohur amerikan Tom Kruiz do të nisë një tjetër mision të pamundur.Kruiz do të vishet sërish në rolin e super agjentit Ethan Hunt, të cilin e luajti në misionin e fundit “Misioni i pamundur III” në 2006. Lajmi është publikuar dje në mediat amerikane të cilat konfirmojnë se producentë të filmit do të jenë sërish Kruis dhe J.J. Abrams.Skenaristi i filmit do të jetë Josh Applebaum dhe Andre Nemec ndërsa nuk është caktuar ende se kush do të jetë regjisori i filmit“Tom dhe J. J janë talente dhe ne jemi shumë të kënaqur që do të punojnë me ta për rinnxjerrjen në treg të këtij kskluzivite legjendar” ka thënë Brad Grey drejtori i kompanisë së prodhimit dhe shpërndarjes së filmit, Paramount Pictures, në Kaliforni. Filmi 'Mission: Impossible IV pritet të jetë gati në 2011. (s.g/balkanweb)