OSBE: Berisha-Rama në tryezë, hap drejt zgjidhjes së krizës
TIRANE- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vlerëson tryezën politike të cilën Presidenti i Republikës e ka thirrur të shtunën më 13 shkurt. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të OSBE-së theksohet se ky organizëm mirëpret nismën e kreut të shtetit për tryezën si një hap konstruktiv dhe inkurajues drejt zgjidhjes së ngërçit politik aktual “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ngrohtësisht nismën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të organizuar një tryezë politike të rrumbullakët, ditën e shtunë, si një hap konstruktiv dhe inkurajues drejt zgjidhjes së ngërçit politik aktual. I mirëpresim, gjithashtu, edhe reagimet publike pozitive të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste lidhur me pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe aktive për të shqyrtuar bashkërisht mënyrat në të cilat mund të kapërcehen vështirësitë.” - thuhet ne deklaraten per shtyp te OSBE-se.(vazhdon)(s.g/BalkanWeb)