Felipe Skolari refuzon ofertën e Mançester Sitit
Trajneri i Portugalisë, Luis Felipe Skolari, ka hedhur poshtë të gjithë zërat se ai do të bëhet trajneri i ardhshëm i Mançester Sitit, pas largimit të Sven Goran Erikson nga kjo skuadër. Braziliani, i cili do të drejtojë Portugalinë gjatë fazës finale të Euro 2008, ka insistuar mbi faktin se është shumë i lumtur me rolin e tij aktual dhe nuk ka asnjë parakontratë me Mançester Sitin. Gjatë ditëve të kaluara u fol për një akord mes tij dhe presidentit tajlandez të Sitit, Thaksin Shinauatra, i cili ishte i gatshëm t‘i ofronte 4 milionë euro në sezon. Por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Skolari dëshiron të vazhdojë punën e tij me kombëtaren.
"Portugalia më ka ofruar gjithçka që më nevojitet. Unë nuk kam asnjë akord me Mançester Sitin", u shpreh ai në një intervistë të dhënë për televizionet portugeze. Trajneri brazilian bëri të ditur se ai e respektonte maksimalisht trajnerin aktual të Sitit, Sven Goran Erikson, i cili mendohet t‘i japë lamtumirën klubit në përfundim të këtij sezoni. "Ai më pëlqen si person dhe si trajner. Ai është një zotëri i vërtetë", ishin fjalët e Skolarit për ish-trajnerin e Anglisë. Më pas, Skolari ka treguar edhe për ofertat që ka marrë gjatë viteve të fundit, por të cilat ai i kishte refuzuar për arsye nga më të ndryshmet. "Benfika më kontaktoi në vitin 2004, por kur dikush ia dha këtë informacion mediave, unë e refuzova postin. E njëjta gjë ndodhi edhe me Federatën Angleze. Ata erdhën në Lisbonë për bisedime, por çuditërisht, gjithçka u bë menjëherë publike në media. "Jam kontaktuar në të kaluarën edhe nga Reali i Madridit dhe Barcelona, por ofertat nuk u bënë në kohën e duhur, pasi pak ditë më parë kisha firmosur me Federatën Portugeze", deklaroi Skolari, i cili mori drejtimin e kësaj kombëtareje në vitin 2003.
Me refuzimin e Skolarit, Shinauatra duket se është vënë në një pozitë të vështirë, edhe për faktin se tashmë ka kundër edhe tifozerinë e Mançester Sitit. Ultrasit e skuadrës kanë organizuar një miting gjatë fundjavës, për të protestuar para selisë së klubit, duke kërkuar që Sven Goran Erikson të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Sitit, për të vazhduar projektin e tij për ndërtimin e një ekipi të suksesshëm jo vetëm në Angli, por edhe në Evropë.