Liverpul nuk heq dorë nga Xherard
Blerja e Stiven Xherard do të mbetet një ëndërr e të gjitha klubeve, që shpresojnë të rrëmbejnë kapitenin e Liverpulit. Këtu përfshihet edhe Interi. Në orët e fundit, zikaltrit kanë bërë një ofertë zyrtare për mesfushorin: 25 milionë sterlina (afro 32 milionë euro). Megjithatë, drejtuesit e "Reds" e kanë hedhur poshtë ofertën, duke treguar qartë se nuk kanë ndërmend të hyjnë në bisedime për të shitur lojtarin e tyre më të mirë. Pra, dëshira e Moratit për të blerë Xherard, si dhuratë për festën e 100-vjetorit të klubit, duket e parealizueshme. Kapiteni do të vazhdojë të qëndrojë me Liverpulin, ku synon të fitojë titullin e parë kampion i Premiershipit në karrierë. Sipas "The Sun", pas refuzimit, kampionët e Italisë kanë filluar të kërkojnë një tjetër lojtar me peshë për mesfushën, por do të vazhdojnë ta cilësojnë 27-vjeçarin e kombëtares angleze si objektivin kryesor. "Për sezonin e ardhshëm duhet të blejmë lojtarë të mëdhenj dhe Xherard ishte objektivi ynë kryesor, pohoi një zyrtar i Interit, i cili preferoi të mbetej i paidentifikuar. "Përgjigjja e Liverpulit ndaj ofertës sonë ishte e prerë: ata na thanë se Xherard nuk është në shitje. Kemi përpiluar një listë me alternativa. Megjithatë, nëse Liverpuli vendosë ta shesë, Xherard është synimi ynë kryesor". Tekniku Rafa Benitez do të largojë nga skuadra lojtarë si Heri Kjuëll, Xhon Arne Rise, Piter Krauç e mbase edhe Ksabi Alonson, por duket e pamundur që ai të lejojë largimin e Xherard apo Fernando Torres.
Pavarësisht refuzimit nga Liverpuli, interesimi i zikaltërve për yjet e kampionatit anglez vazhdon: skuadra e Mançinit duket fare pranë blerjes së Aleksandër Hleb. Nikolai Shpilevski, menaxheri i mesfushorit bjellorus, ka pohuar se Interi është vetëm një hap larg marrëveshjes me lojtarin e Arsenalit. Kostoja e afrimit mendohet të shkojë në afro 14 milionë euro, ndërsa për Hleb është gati kontrata 4-vjeçare me rrogë 3.5 milionë euro në sezon. Edhe pse duket se kanë bindur lojtarin, interistët duhet të bëjnë llogaritë edhe me zemërimin e Arsen Venger, i cili i ka hedhur poshtë këto zëra, duke deklaruar se mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e "topçinjve". Zikaltrit kanë hedhur "rrjetat" edhe në Spanjë, ku synohet afrimi i mbrojtësit 22-vjeçar të Valencias, David Silva. Vlera e kartonit të tij mendohet të jetë 20 milionë euro.