Duka, një Benito për fronin e Shqipërisë

/* */
Në Shqipëri kanë një ëndërr dhe dëshirojnë ta realizojnë: t’ia besojnë Kombëtaren një trajneri italian. Dhe këtë synon ta përmbushë me çdo kusht njeriu që edhe ka të drejtën ekskluzive në emërimin e teknikut të përfaqësueses, presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka.
Bosi i topkëmbës shqiptare, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka shpenzuar një javë të tërë në Milano, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Eduard Prodani, si dhe agjenti i njohur shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhia, ky i fundit ka organizuar edhe takimet e Dukës me katër kandidatë italianë: Xhankarlo Kamoleze, Xhani De Biazi, Benito Karbone dhe Xhuzepe Pijon, ndërkohë që javën e kaluar në Vjenë, presidenti i FSHF-së ka pasur një takim kokë më kokë me Mario Beretën.
Presidenti Armando Duka ka një “feeling” personal për trajnerët italian, ashtu sikundër edhe për futbollin e këtij vendi, e për me të tepër ai flet një italishte të shkëlqyer. Më 20 tetor 2011, FSHF-ja prishi në mënyrë konsensuale kontratën me Josip Kuzhenë, duke mos i ofruar rinovim kroatit.
Nëse një nga këta të pestë do të fitonte votëbesimin e Dukës, njeriut që edhe ka të drejtën ekskluzive të përzgjedhë e të emërojë trajnerin e ekipit Kombëtar, atëherë ai do të ishte italiani i dytë që do t’i drejtonte kuqezinjtë pas eksperiencës së shkurtër (dhe të dështuar) të Xhuzepe Dosenës (01.07.2002-16.10.2002). Ky i fundit drejtoi përfaqësuesen në dy ndeshje miqësore (kundër Breshias 1-0 dhe Kosovës 1-0) dhe dy zyrtare për Euro 2004-n, ato kundër Zvicrës (1-1) dhe Rusisë (1-4), përpara se ta braktiste Shqipërinë, menjëherë pas humbjes me rusët në Volgograd, më 16 tetor 2002. Në fakt, sa herë është larguar trajneri i radhës, kandidatët italianë janë vetofruar apo rekomanduar nga agjentët e tyre pranë FSHF-së. Kështu, kur u largua Dosena (në tetor të vitit 2002) kandidatë për stolin shqiptar ishte Antonio Kabrini, përpara se Duka të vendoste më pas për Hans-Peter Brigel.
Edhe kur u largua gjermani, Nevio Skala mbërriti në Shqipëri për një bisede punë, por mesa duket shifrat e kërkuara nga italiani detyruan Dukën të pranonte kroatin Oto Bariç. Emrat e përmendur nga media, referuar edhe ndonjë burimi nga selia e topkëmbës, si Ervin Koemani (holandez), Leo Benhakeri (holandez), Ad De Mos (holandez), Ljupko Petroviç (serb), Lotar Mateus (gjerman), Augusto Xhentilini (italian), Matjazh Kek (slloven), Dario Boneti (italian), Enriko Fabro (italian), Oto Rehagel (gjerman), Zhak Santini (francez), Mario Bereta (italian), Xhani De Biazi (italian), Shtefan Demol (belg), Ioan Andone (rumun), e deri te i fundit, i fortpërmendur si kandidat, Sreçko Kataneci (slloven), thuajse tani i përkasin “lojës mediatike”, pasi asnjë prej tyre nuk është përmendur qoftë edhe në një rast të vetëm nga Presidenti Duka, ose ai nuk ka dashur të bindë të tjerët, se kandidati është midis tyre.
Pesë kandidatët
Xhankarlo Kamoleze
52-vjeçari ka një karrierë gjatë si mesfushor. Si trajner drejton nga viti 1997. Torino, Rexhina, Livorno dhe Vicenca janë në karrierën e tij.
Xhani Di Biazi
55-vjeçari ka një dyzinë ekipesh në drejtimin e tij Torinon, Livornon, Kozencën, Karpin, Modenën, Breshian, Levanten dhe së fundi Udinezen.
Benito Karbone
40-vjeçari ka një karrierë të gjatë si lojtar, duke luajtur në Itali, Angli dhe Australi, por vetëm dy skuadra të si trajner, Pavia dhe Vareze.
Xhuzepe Pilon
56-vjeçari drejton një skuadër qysh nga viti 1992. Në listë janë: Askoli, Xhenoa, Padova, Bari, Trevizo, Rexhina, Kievo dhe së fundi Livorno.
Mario Bereta
52-vjeçari drejton nga viti 1982. Në listën e tij janë midis ekipeve të tjera: Komo, Kievo, Parma, Siena, Leçe, Torino, Paok, dhe Breshia.
Pesë të huajt e Dukës
Armand Duka ka emëruar pesë trajnerë të huaj: italianin Xhuzepe Dosena, gjermanin Hans-Peter Brigel, kroatin Josip Bariç, holandezin Ari Han dhe kroatin Josip Kuzhe.
Shqiptari i fundit
Trajneri i fundit shqiptar që ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë është Sulejman Demollari, i shkarkuar në prill të vitit 2002, pas një humbje 2-0 në miqësoren me Andorrën.