E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A4; Sot nis aplikimi për kuotat bosh në universitete

Të gjithë studentët që kanë aplikuar formularin A3 dhe nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi, duhet të tërheqin sot për plotësim Formularin A4, të cilin duhet ta dorëzojnë në drejtoritë arsimore rajonale deri më 28 nëntor. Ky është udhëzimi i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për “plotësimin e kuotave të parealizuara të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në Institucionet e Arsimit të Lartë publike për vitin akademik 2008-2009”. Këto kuota të parealizuara të pranimeve në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik, do të rishpërndahen sipas universiteteve dhe disa programeve të studimit. MASH përcakton se kanë të drejtë të aplikojnë me formularin A4 të gjithë ata që kanë kryer detyrimet e Maturës Shtetërore në vitin 2008 dhe nuk janë të regjistruar në asnjë program studimi të ciklit të parë.

Sipas MASH-it, ata nxënës që nuk kanë aplikuar me formularin A3 dhe nuk janë të regjistruar në asnjë program studimi, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin A4 pranë APRIAL-it në datat 24-28 nëntor.

Kuotat e mbetura bosh

Universiteti i Tiranës

Anglisht (Kukës) 16

Anglisht (Sarandë) 19

Infermieri e përgjithshme (Kukës) 41

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) 23

Financë-Kontabilitet (Lushnjë) 13

Agromekanikë 19

Hortikulturë (Lushnjë) 24

Zootekni dhe Biznes Blegtoral 31

Vreshtari-Enologji 32

Universiteti i Elbasanit

Frëngjisht 69

Italisht 14

Gjermanisht 69

Cikli i Ulët 58

Cikli i Ulët Parashkollor 63

Matematikë- Fizikë 100

Universiteti i Gjirokastrës

Gjuhë Letërsi 49

Gjuhë Angleze 59

Italisht 55

Gjuhë letërsi greke 70

Cikli i Ulët 63

Cikli i Ulët Parashkollor 51

Matematikë-Fizikë 79

Biologji-Kimi 63

Matematikë-Informatikë 100

Turizëm 38

Universiteti i Korçës

Gjuhë Angleze 67

Cikli i Ulët 61

Cikli i Ulët Parashkollor 53

Matematikë-Fizikë 56

Matematikë-Informatikë 82

Mami (Infermieri) 28

Turizëm 39

Menaxhim Agrobiznesi 39

Hortikulturë 55

Inxhinieri Agronomike 50

Universiteti i Shkodrës

Frëngjisht 71

Italisht 51

Gjermanisht 69

Cikli i Ulët Parashkollor 24

Fizkulturë 22

Matematikë 60

Fizikë 53

Biologji-Kimi 41

Mami (Infermieri) 20

Universiteti i Vlorës

Italisht 70

Cikli i Ulët 14

Cikli i Ulët Parashkollor 73

Matematikë 100

Informatikë 100

Teknologji Informacioni 100

Inxh. Navigacioni 17

Inxh. Mekanike 100

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›