E Diel, 1 Nëntor 2026

Nevil Dede, nesër kundër Qingdao

Ndërsa trajneri i kombëtares shqiptare Ari Han nuk e përfshiu në listën kundër Polonisë, Nevil Dede, ish-futbollisti i Tiranës që aktivizohet në Kinë me Changsha Ginde do të luajë të shtunën (ora 9:35) kundër Qingdao Jonoon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit maksimal kinez, Super League.
Skuadra e 33-vjecarit Dede nuk ka mundur të fitojë asnjë nga pesë ndeshjet e para, duke barazuar 3 e humbur 2 (golaverazhi 5-9 gol), duke u renditur në vendin e 14-të nga 68 ekipe që ka Superliga kineze. Kundërshtari i Changsha Ginde, Qingdao Jonoon ndodhet në vendin e 7-të me një bilanc të kënaqshëm: 5 ndeshje; 2 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›