E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E vështirë të luash kundër atdheut"

Ishte lojtari që të gjithë kërkonin të vëzhgonin në aksion në sfidën që Shpresat e Shqipërisë barazuan 2-2 me Austrinë. Atdhe Nuhiu, qendërsulmuesi i austriakëve, i lindur në Preshevë rrëfeu emocionet pas ndeshjes, duke theksuar se e kishte mjaft të vështirë të luante kundër atdheut. "Ndihem shumë mirë që luajta në Tiranë. Nuk kisha ardhur asnjëherë këtu dhe kisha shumë emocione. Tifozët? Ishte e jashtëzakonshme që ata thërrisnin emrin tim, i falënderoj", deklaroi 20-vjeçari i Riedit. "Fatkeqësisht është e vështirë të luash kundër atdheut tënd në një ndeshje të tillë. Austria u mundua të fitonte, pasi qëllimi ynë janë finalet në Danimarkë. Barazuam në këtë takim ku fusha nuk ishte shumë e mirë dhe kishte tifozë të zjarrtë paçka se stadiumi ishte shumë i madh. Sa për mundësinë për të luajtur me Shqipërinë mund të them se është e vështirë. Jam rritur në Austri, luaj me këtë vend, i cili më krijon mundësinë që të bëhem pjesë e një skuadre të madhe. Gjithsesi, nuk do ta harroj kurrë atdheun tim".

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›