Toni në Juventus

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 18:45
Luca Toni e ka lënë Genoan dhe është transferuar në Juventus. Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me ekipin Bianconeri, deri më 30 qershor të vitit 2012. Ish-sulmuesi i Bayern Munchenit, as që e kishte paramenduar se do të transferohej në Juventus.
“Jam më shumë se i lumtur, është një ëndërr që u realizua. Do të jem në dispozicion të trajnerit dhe do të mundohem të kontribuoj. E kam dashur fort këtë skuadër, kam hequr dorë nga paratë për ta pranuar këtë ofertë. Kam shënuar gjithmonë gola dhe shpresoj që këtë do ta bëj edhe këtu, që do të ishte edhe më mirë. Me Juven mund të fitojmë trofe”, përfundoi sulmuesi italian.