E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni, rikthimi ne fushe pas 2 ndeshjesh

Prania e shtatelartit eshte vene ne dyshim edhe per ndeshjen e fundjaves ndaj Arminia Bielefeld, por mjeket mendojne se ai do jete i gatshem per sfiden e Champions League ndaj Fiorentines ne “Artemio Franchi” pas 9 ditesh.

Luca Toni do qendroje pushim edhe ne ndeshjen e se merkures ne transferten e Frankfurtit ku Bayern Munich do kerkoje fitoren e katert rresht. Sulmuesi italian i demtuar ne takimin kunder Karlsruhes ndien ende dhimbje dhe sipas mjekeve, duhet te qendoje ende pushim.

Prania e shtatelartit eshte vene ne dyshim edhe per ndeshjen e fundjaves ndaj Arminia Bielefeld, por mjeket mendojne se ai do jete i gatshem per sfiden e Champions League ndaj Fiorentines ne “Artemio Franchi” pas 9 ditesh.

“Ndeshja e Frankfurtit vjen shume shpejt per Luca-n. Te Shpresojme se do rekuperohet para parashikimit te bere nga mjeket”, shprehet tekniku i bavarezeve, Jurgen Klinsmann. Toni eshte shtylla e sulmit baravez dhe mungesa e tij ne keto dy ndeshje te Bundesliges mund te ndikoje shume ne ecurine e skuadres qe sapo ka dale nga kriza e rezultateve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›