Topalli - Ballës: Uroj ty dhe motrën tënde të merrni të mirat e NATO-s
10/04/2009 Kuvendi përfshihet në debate për Balliun, Kryetarja rikthen incidentin Berisha–Balla
Denoncimi në media i përfshirjes në tragjedinë e Gërdecit të botuesit dhe njeriut të afër të Berishës, Fahri Balliut, ka shkaktuar debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në përgjigje të deputetit të PS-së Taulant Balla, i cili ngriti këtë çështje në sallën e Kuvendit, me replikën e saj ka rikthyer në vëmendje incidentin mes deputetit Balla dhe Kryeministrit Berisha. Kryeparlamentarja, ashtu siç bëri edhe kreu i qeverisë disa muaj më parë, përmend në fjalimin e saj edhe familjarë të deputetit socialist. “Të këshilloj bëhu një çik serioz, aq më tepër që ke fatin që je edhe deputet i NATO-s. Unë të uroj ty, dhe motrën tate, që të merrni të gjitha benificet e të qenit në NATO. Ndërsa kryetarin tënd shko e pyete, i cili ka të paktën 200 telefonata të regjistrueme me Delijorgjin, pse nuk ia përmend emrin Delijorgjit dhe pse ia ka dhënë lejet e nderimit Delijorgjit. Do ta pyesësh kryetarin pse nuk ia heq lejet e ndërtimit Delijorgjit”, - theksoi Kryetarja Topalli në përgjigje të akuzave që deputeti Balla ngriti në adresë të mazhorancës qeverisë. Ai deklaroi se lidhjet e Kryeministrit Berisha me tragjedinë e Gërdecit u zbardhën nga media dhe e cilësoi Fahri Balliun, botuesin e gazetës “55”, si sekserin e Berishës me Delijorgjin. “Memoria e popullit nuk duhet të harrojë ’97-n, as 15 marsin e 2008-s, ku Berisha e i biri janë të implikuar drejtpërdrejtë dhe po u bëjnë presion institucioneve të drejtësisë që çështja e Gërdecit të mos zbardhet. Zonja Topalli, ti personalisht ke kërkuar në sallën e këtij parlamenti të zbardhen personat, lidhjet e Delijorgjit me politikën shqiptare. Dje shtypi dhe prokuroria ta kanë lehtësuar këtë çështje. Ata të kanë thënë se këshilltari i Sali Berishës, politikani dhe koka e zgjuar, eminenca gri e Sali Berishës është njeriu i drejtpërdrejtë i lidhur me Delijorgjin”, - tha Balla. Ai mbante në duar një kontratë biznesi, sipas tij mes Delijorgjit dhe, siç u shpreh ai, njeriut që të gjithë e njohin si kandidat për deputetët në Elbasan. “Politikanët duhet t’i bëjnë thirrje prokurorisë, gjykatës që të zbardhet kjo çështje, dhe jo vetëm kjo, sepse Fahri Balliu është edhe pjesë e rrethit të ndërtuar në vjedhjen e fondeve të rrugës Durrës–Kukës, Lushnjë–Tepelenë. Bëhu e fortë, zonjë, e prano realitetin, se na i ke kërkuar neve pikërisht këto letra, merri këto letra e çoji në prokurori”, - kërkoi Balla.
Taulant Balla
“Bëhu e fortë, zonjë, e prano realitetin, se na i ke kërkuar neve pikërisht këto letra, merri këto letra e çoji në prokurori, sepse është bërë qesharake çështja e Lulzim Bashës. Sepse një herë Lul Basha është jashtë shtetit, një herë është i sëmurë avokati, javës tjetër do të kemi të sëmurë gocën e tezes e kështu me radhë.”
Jozefina Topalli
“Shko thuaji kryetarit, tënd që ka të paktën 200 telefonata të regjistrueme me Delijorgjin. Ka një tjetër këtu, që ka 800 telefonata, që ia kam kursyer emrin deri tani. Dhe pastaj do t’i thuash kryetarit të bëhet burrë e të flasë vetë e të mos të të nxjerrë ty dhe pastaj Shalsin, pastaj zëdhënësin dhe pastaj ndonjë Shals tjetër.”
“Prandaj po të këshilloj, se je djalë i ri, nuk shkon dot larg duke hedhur vrer dhe helm çdo ditë dhe çdo sekondë mbi të tjerët. Unë të kam thënë, ke fatin që je edhe deputet i NATO-s. Dhe unë të uroj ty, edhe motrën tate, që të merrni të gjitha benificet e të qenit në NATO.”
Taulant Balla
“Atë punën e motrës do ta zgjidhim një herë e mirë bashkë!”
Edi Paloka
“Nuk keni pse revoltoheni kur ju përmendin familjarët, ndërkohë që përmendi familjarët e të tjerëve gjithë ditën këtu.”