PD kërkon komision hetimor ndaj Ramës për planin urbanistik

Demokratët kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. Sipas deputetit Edi Paloka, nisma e prezantuar në seancën plenare të ditës së djeshme synon të hedhë dritë mbi faktin se përse Rama vijon të mbajë peng planin urbanistik të kryeqytetit. Kërkoj komision hetimor për Ramën si kryetar bashkie pasi ka dhjetë vjet që mban peng planin urbanistik të Tiranës.
Nismën time do e paraqes në grup dhe Rama të përballet me drejtësinë, nëse kjo e fundit do ti shkojë deri në fund çështjes, ka bërë të ditur ai. Në argumentin e tij drejtuar përpara deputetëve, Paloka tha se qëndrimi i tij është në sinkron dhe me rezolutën e Parlamentit Europian të nënshkruar në Tiranë, i cili i kërkon numrit një të Bashkisë që të vërë në zbatim planin urbanistik të kryeqytetit. Dikush mund të mendoj se kjo është lëvizje e partisë Demokratike para zgjedhjeve është lëvizje elektorale. Por, kjo është një iniciativë që jam i bindur se do të marrë shumë shpejt rrugë, është ai zotëri që në fund të fundit duhet të dal përpara drejtësisë të jap llogari. E them këtë sepse ka kaq vite, që i kërkojmë këtij zotërie të paraqes planin urbanistik të Tiranës, ka vite që e përsërisim dhe ky zotëria vazhdon të hesht, ka theksuar Paloka, që sipas tij Rama nuk hesht sepse nuk ka mundësi ta bëjë atë, apo nuk di, por hesht sepse nëpërmjet trajtimit të Tiranës si prelud i tij, sipas deputetit demokrat, Rama zhvillon korrupsionin aktiv e pasiv në të gjithë mënyrat dhe anët që përmban politika. Sipas Palokës, Rama nëpërmjet lejeve të ndërtimit dhe presioneve që u bën pronarëve dhe qytetarëve të Tiranës, është hajduti më i madh që vjedh më shumë. Ka shumë delijorgjë me të cilët ndan paratë, vetëm në një vend ku mbretëron një njeri si Rama, lejet e Bashkisë jepen nga burrat për gratë e tyre, burrat e Ramës, japin leje për gratë e burrave të Ramës, (në kuptimin e njerëzve të lidhur me Ramën, ka theksuar Paloka. Sipas deputetit demokrat, kërkesa për dorëzimin e planit urbanistik, është bërë e ditur edhe nga parlamenti evropian. Ju që deri dje keni paraqitur medaljet e Ramës nga nuk e di se kush si kryetari më i mirë i bashkisë në botë, duhet ta dini se edhe vet Parlamenti Evropian i kërkon këtij njeriu të bëjë planin urbanistik të kryeqytetit dhe jo se janë të shqetësuar për rrugët e Tiranës, por janë të shqetësuar për korrupsionin, ka theksuar Paloka, që sipas tij kjo iniciativë duhet të marrë udhë. Ai ka bërë të ditur se këtë iniciativë do tia paraqes dhe do ua kërkojë edhe grupit parlamentar demokrat. Nëse drejtësia do të jetë ajo që ne shpresojmë të jetë, Rama shumë shpejt do të përballet me drejtësinë, ka përfunduar Paloka. Por nisma e demokratëve që pritet të marrë udhë me tu shqyrtuar në mbledhjen më të afërt të grupit parlamentar të PD-së, nuk është e para ndaj kryebashkiakut Rama. Në mars të 2003 asokohe në opozitë, maxhoranca e sotme sërish kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Ramës, i cili u akuzua për shpërdorim të fondeve publike.