E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në NATO, Van der Linden: Arritje e mrekullueshme e Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një takimi të zhvilluar me ish- presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka marrë vlerësimet për punën e qeverisë shqiptare për anëtarësimin në NATO. Më vjen veçanërisht mirë, për këtë arritje të  mrekullueshme të Shqipërisë. Anëtarësimi në NATO është rezultat i një pune të madhe dhe të suksesshme, ka bërë të ditur ai. Gjatë bisedës senatori holandez ka ofruar gatishmërinë e tij në mbështetjen e shqiptarëve në aspiratat e tyre për t'u integruar në strukturat evropiane dhe për të lëvizur të lirë. Ndërsa kryetarja e Kuvendit ka përmendur reformat e realizuar nga qeveria shqiptare, duke theksuar se do vazhdohet të ecet me ritme pozitive. Ju e dini se pak vite më parë jo shumëkush e besonte se ne do të arrinim në një kohë të shkurtër të bëheshim anëtarë të NATO-s dhe të ecnim me ritme të shpejta drejt BE-së. Kemi bërë reforma të mëdha dhe do të vijojmë të transformojmë Shqipërinë, është shprehur Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›