Basha, një “Xherard” shqiptar te Rimini
Autori i Lajmit: red.
“Migjen Basha, një Stiven Xherard te Rimini?”. Kjo është pyetja që shtron në mënyrë admiruese, portali sportiv italian datasport.it, pas deklarimit të shqiptarit se idhulli i tij ishte pikërisht kapiteni legjendar i Liverpulit, kampioni i madh Stiven Xherard. Mesfushori i avancuar i Riminit, shqiptari Migjen Basha, është shndërruar në një personazh pas golit të tij të jashtëzakonshëm nga një distancë e largët në barazimin 1-1 të Parmës me Riminin, në javën e parë të Serisë B në Itali, në debutimin e parë të Parmës pas 18 vjetësh në Serinë B, një takim i ndjekur nga shumë tifozë, edhe për faktin se me Parmën do të debutonte një nga talentet e reja të futbollit italian, Alberto Paloski, i transferuar nga Milani. “Debutimi i tij ishte goli, jo. Në fund të ndeshjes djaloshi i artë nuk ishte Paloski, por dikush tjetër. Shqiptari Migjen Basha”. “Ky gol më doli, pasi unë provoj gjithmonë të gjuaj. U kisha thënë edhe më parë shokëve të mi se do të gjuaja dhe më pas gjeta portën. Jam i kënaqur për përfaqësimin tim në përgjithësi, edhe pse në pjesën e parë isha më mirë se në pjesën e dytë, ku gabova edhe në një gol”, - tha 19-vjeçari Basha. Edhe trajneri i Parmës, Xhixhi Kanji, e vlerësoi golin e shqiptarit: “Ishte goli më i bukur i javës”. Shqiptari ishte ai që u dha kënaqësinë më të madhe në ndeshje, madje dhe tifozëve kundërshtarë, kur shënoi një eurogol në minutën e 42-të, duke lënë gojëhapur portierin e Parmës, Pavarinin. “Një e djathtë, një silur, - shkruan datasport.it, - madje, një gjuajtje nga më shumë se 30 metra e ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke e çuar rezultatin në 1-1, që u bë më pas edhe rezultati final. Dhe skena ishte e tij. Një mesfushor modern”. Migjeni është lindur në Lozanë të Zvicrës në vitin 1987, por ka kombësinë shqiptare dhe do të ishte një veprim i mençur i Federatës Shqiptare të Futbollit, nëse do të tentonte të blinte mesfushorin e avancuar, të blerë nga Rimini në janar të këtij viti. Një futbollist që po rritet çdo ditë dhe me paraqitje në një konstante që po sheh ngritje. Basha vetë thotë me buzëqeshje për “Datasport”: “Nuk dija as si të gëzohesha. U ika nga njëra anë shokëve, e pastaj nga ana tjetër. Gjithsesi, gjithçka shkoi mirë. U kisha thënë dhe shokëve që tani apo një herë tjetër do të shënoja. Dhe e mbajta fjalën”. Karakteristikat e tij njihen shumë shpejt. Është gati i ngjashëm me bashkëmoshatarin e tij, Marek Hamshik të Napolit. “Po, ai më pëlqen shumë. Është pak si De Rosi. Unë jam mesfushor dinamik, një luftëtar që nuk tërhiqet kurrë dhe që provon gjithmonë të ecë përpara. Megjithatë modeli im është Stiven Xherad”, - thotë Basha. “Po mirë të mos bëj shaka, megjithatë dua të arrij shumë lart”. Dhe të gjithë në Itali janë në pritje se ç do të bëjë ai të në ndeshjen e ardhshme.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008