Topalli: Ai që dhunon gruan, dhunon institucionet
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një seancë të posaçme të Parlamentit kundër dhunës ndaj grave hodhi akuza indirekte ndaj kreut të PS-së, Edi Rama. "Imagjinoni një burrë që dhunon njerëzit e afërt të tij, e që është në krye të një bashkie dhe partie. Ai që dhunon familjen është rrezik tashmë jo vetëm për njerëzit e tij, por është rrezik për popullin e tij", theksoi Topalli. Kryetarja e Kuvendit konstatoi se "ai që dhunon nënën e tij, dhunon edhe institucionet. Ai që dhunon këdo që ka
rreth tij, ëndërron të dhunojë edhe shtetin. Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues". Kryetarja e Parlamentit kërkoi nga institucionet e drejtësisë më tepër vëmendje ndaj dhunës ndaj grave.