Topalli Bashkepunimi me Gjykaten Kushtetuese sllovene do vijoje te jape frytet
Kryetarja e Kuvendit priti sot në takim delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, kryesuar nga zoti Miroslav Mozetic, nënkryetar i kësaj Gjykate. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet mes Gjykatëve Kushtetuese të dy vendeve, sikundër marrëdhëiet parlamentare, janë shumë të mira.
“Jam e bindur, tha zonja Jozefina Topalli, se ky bashkëpunim do të vijojë të japë frytet e veta.”
Nga ana e tij zoti Mozetic, duke falenderuar Kryetaren e Kuvendit për këtë pritje, tha se bashkëpunimi i institucioneve reciproke mes Sllovenisë dhe Shqipërisë është i konsoliduar dhe po thellohet gjithnjë e më shumë.
Kryetarja e Kuvendit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë ndanë ide e shkëmbyen përvoja, parë faktin se dy Gjykatat Kushtetuese kanë një kohzgjatje historike të njëjtë prej 20 vitesh, por edhe përbërje e funksiomin të ngjashëm. Në takim u diskutua edhe mbi marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e tjera si dhe rregullat e shtetit të së drejtës, ku ligji dhe Kushtetuta janë mbi gjithçka.