E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theu deren e kryeministrise me 21 Janar denohet Agron Troksi

Gjykata e Tiranës dënoi sot me 1 vit burg shtetasin Agron Troksi, i arrestuar në ngjarjet e 21 janarit, gjatë protestes së dhunshme të opozites, para selisë së Kryeministrise.

Kështu, në një seance që zhvilloi sot kjo Gjykatë shpalli fajtor dhe dënoi me burg të pandehurin Troksi, me akuzen e "shkatërrimit të pronës". Megjithatë, i pandehuri do të përfitojë uljen me nje të tretën e masës së dënimit pasi është proceduar me gjyq të shkurtuar, duke pranuar aktet proceduriale të prokurorisë ndaj tij.

Ky shtetas akuzohet se ka shkaterruar portën e jashtme të Kryeministrise, duke hyrë me makinen e tij brenda oborrit të saj, gjatë protestes së opozites ne 21 janar 2011.

Vete i pandehuri, ne përballjen me Gjykaten, ka deklaruar se pjesëmarrja e tij ne ngjarjen e 21 janarit ishte rastesore. Troksi, me profesion taksist, ka deklaruar versionin se makinen e tij e kishte shtyre turma drejt kryeministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›