Topalli: Bllokimi i reformës zgjedhore dëmton edhe opozitën

Ajo priti në një takim drejtorin për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ouen Jenkins.
"Meqë më shumë se 90% e punës është e përfunduar. Bllokimi në fund i kësaj reforme, dëmton vendin, por edhe vetë opozitën”, tha Topalli, duke nënvizuar se reforma e deritanishme është kryer në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR. Kryetarja Jozefina Topalli tha se mazhoranca ka shprehur të gjithë vullnetin e saj për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë dhe mbetet e hapur për çdo propozim të opozitës.
“Shqipëria ka kryer transformime të mëdha, është një model progresi ekonomik, me një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon. Unë mendoj se marrja e statusit të vendit Kandidat, përbën një inkurajim të jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët në të ardhmen e tyre në BE”, tha ajo.
Nga ana e tij Drejtori për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme britanike, z. Ouen Jenkins vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e rekomandimeve të BE dhe qëndrimin e saj si faktor me ndikim në stabilitetin e rajonit. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e njohu Drejtorin britanik Jenkins me procesin e zgjedhjes në Kuvend të Presidentit të Republikës brenda kornizës, afateve, frymës dhe germës së Kushtetutës. /Start/
2012-06-20 13:43