Një 33-vjeçar u arrestua nga policia e Lushnjes për plagosjen e dy personave.
Fatos Pepa, 33 vjeç, u prangos paraditen e sotme për plagosjen me thikë të dy vëllezërve Haki dhe Ymer Pepa, të afërm të tij.
Policia e Lushnjes njoftoi se plagosja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta.