Topalli: Bujar Nishani, në përputhje me Kushtetutën

12-06-2012 / Gazeta 55
Në nisje të seancës parlamentare kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se kandidatura e mazhorancës është në përputhje me Kushtetutën. Topalli lexoi raportin e mbërritur nga komisioni i ligjeve ku kandidati i vetëm ishte ai i propozuar nga mazhoranca, Bujar Nishani. Në mbyllje të seancës, Kryetarja e Kuvendit, duke uruar në emër të Parlamentit shqiptar, zotin Bujar Nishani për zgjedhjen President të Republikës tha se, seanca e ceremonisë së betimit në Kuvend do të shpallet në një datë tjetër.